Notat e lojtarëve: Chelsea 0-3 Bayern Munich

Futboll 25 Shkurt 2020 23:57

Me tre gola të shënuar, Bayern Munichu e ka fituar ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Padyshim që nota mesatare e skuadrës mysafire është shumë më e lartë (7.39) në krahasim me atë të ekipit vendas (6.28).

Me dy asistime dhe një gol, Robert Lewandowski (9.4) ka marrë notën më të lartë, ndërsa golashënuesi i dyfishtë, Serge Gnabry (9.1), është menjëherë pas tij.

Nota më e ulët ka shkuar për anësorin e Chelseat, Marcos Alonso (5.9), i cili u përjashtua edhe me karton të kuq.

-->