Notat e lojtarëve: Kështu u vlerësua Rashica në barazimin e Werder Bremenit

Kombëtarja 26 Maj 2020 22:53

Werder Bremeni nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbachut.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh renditjet në tabelë ky mund të konsiderohet një sukses, transmeton Insporti

Skuadra ku aktivizohet sulmuesi kosovar, Milot Rashica është ndalur në barazim pa gola në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së 27-të në Bundesligë.

Rashica luajti për 86 minuta në këtë ndeshje, derisa me notën 7.3 nga radhët e Werderit ishte ndër më të mirët në fushë.

Ai pati tri tentime në portë, mirëpo ishte i pafat në këtë ndeshje ku rrjetat mbetën të paprekura.

Werderi pas këtij barazimi në tabelë renditet në pozitën e 17-të, me 22 pikë, pesë më pak se Mainz që ndodhet në pozitën e 15-të – vend ky që siguron mbijetesën.

Borussia Monchengladbach ndërkaq, pas humbjes 1:4 të Bayer Leverkusenit në shtëpi nga Wolfsburgu, falë këtij barazimi është ngjitur në pozitën e 4-t në tabelë. /Insporti.com/

-->