Nottingham Forest – Atromitos, ky është vendimi për Muric

Futboll 13 Korrik 2019 19:53

Nottingham Forest ka zbarkuar në Athinë ku do të ndeshet ndaj Atromitos në miqësoren e tyre të tretë para sezonale.

Sabri Lamouchi dhe lojtarët e tij do të shkojnë në stadiumin Peristeri, ndërsa të martën do të ndeshen ndaj Olympiacos.

Në këtë ndeshje startues do të jetë portieri kosovar i sapo transferuar, Aro Muric.

Muric është transferuar në formë të huazimit nga kampioni i Anglisë, Manchester City.

Forest bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”.

Ndeshja fillon nga ora 20:00. /Insporti.com/

-->