Novak Djokovic kalon në gjysmëfinale të French Open

Tenis 06 Qershor 2019 17:27

Novak Djokovic ka kaluar në gjysmëfinale të French Open pasi që mposhti në çerek – finale Alexander Zverev, bindshëm 3-0 në sete.

Seti i parë u mbyll 7-5 dhe dy setet pasuese me 6-2.

Djokovic në gjysmëfinale do të përballet me Dominic Thiem.

Sa jemi tek Thiem, ai fitoi lehtësisht ndaj Karen Khachanov, 3-0 në sete.

Seti i parë u mbyll 6-2, i dyti 6-4 dhe i treti 6-2.

Në gjysmëfinalen tjetër do të jenë përballë, Roger Federer – Rafael Nadal./Insporti