Nuhiu ankohet në lëndime, edhe pse kishte dy sulmuesit e “shtrenjtë” në fushë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është shprehur se ekipi i tij ka zhvilluar ndeshje të mirë, përkundër humbjes, shkruan Insporti.com.
Nuhiu në deklaratën pas ndeshjes për mikrofonët e SuperSport Kosova, deklaroi se mungesa e sulmuesit Izair Eminit është duke u vërejtur.
“Kemi humbur por them se kemi luajtur lojë të mirë sidomos në pjesën e parë kur qëlluam dy herë shtylla. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë krijuam raste por nuk shënuam ndërsa pësuam gol dhe kjo na ndëshkoi shumë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Shpresoj të kthehet edhe Izair Emini nga lëndimi që po na mungon shumë dhe të mendojmë për rezultate të mira”, ka thënë Ardian Nuhiu pas ndeshjes për Supersport.
Drita pësoi humbje nga Flamurtari në kryeqytet me rezultat minimal 1:0.
“Intelektualët” pas kësaj humbje renditen pozitën e tretë me 24 pikë. /Insporti.com/