Nuhiu: Arbëria një “kockë e fortë”

Futboll 27 Tetor 2020 16:30

Drita e mposhti Arbërinë në udhëtim me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës, shkruan Insporti.com.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes për mikrofonin e “Artmotion” u shpreh i kënaqur me fitoren.

“Pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, Arbëria një “kockë e fortë”, por kur futbollistët angazhohen në këtë mënyrë, çdo gjë lehtësohet. Më vjen keq që nuk e përfunduam ndeshjen më herët duke shënuar golin e dytë. Po shohim një kampionat të fortë, duhet të luftojmë edhe me ekipet e pjesës së poshtme të tabelës”, deklaroi Nuhiu, transmeton Insporti.com.

Golin e fitores për “Intelektualët” e shënoi Festim Alidema pas asistimit nga Xhevdet Shabanit në minutën e 45-të.

Drita me këtë fitore i afrohet liderit Ballkanit në vetëm tri pikë, duke u renditur në pozitën e dytë me 16 pikë, me një ndeshje më pak.

Ndërsa, Arbëria renditet në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro të zhvilluara. /Insporti.com/

-->