Nuhiu flet pas humbjes nga Drenica: Nuk do të justifikohem për fushën…

Futboll 06 Mars 2022 15:22

Drenica e ka shkaktuar befasinë e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dritën, njërën nga pretendetet për titull të kampionit.

Pas humbjes nga Drenica, për ART Sport ka folur trajneri Nuhiu, i cili tha se e merr përsipër humbjen.

“Edhe pse ishte fushë e vështirë, nuk e justifikoj, sepse ishte e njëjtë për të dyja ekipet. Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi. Sot ishte maksimumi, atë që krijuam ndoshta nuk i realizuam sikurse kundërshtari. Nuk diskutohet që na penalizon, por ne nuk do të dorëzohemi. I marr të gjitha përgjegjësitë për këtë disfatë. Kemi 3-4 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Është ndeshje derbi dhe është mirë për shkak se ekipi gjen motivin për t’iu qasur më mirë ndeshjes. U kërkoj ndjesë shikuesve të cilët i falënderoj për mbështetje. Presim që t’i gëzojmë në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu. Drita është në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Drenica në pozitën e pestë me 31 pikë – tha Nuhiu.

Me këtë fitore Drenica bën një hap të madh drejt mbijetesës, pasi tani zë vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Drita mbetet e treta me 41 sosh.

Ndeshjen e radhës Drenica e zhvillon në udhëtim te Llapi, derisa Drita luan derbin lokal me Gjilanin.

/Insporti.com

-->