Nuhiu flet pas triumfit ndaj Prishtinës

Futboll 05 Dhjetor 2021 15:47

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka cilësuar të madhe fitore në derbi ndaj Prishtinës.

Drita mposhti Prishtinën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën për fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

“Përgëzoj për luftën dhe grindën që treguan djemtë. Kishim durim dhe ishim një skuadër e vendosur mirë taktikisht që mos të na rrezikoj ekipi kundërshtar. Futbollistët krijuan shumë raste dhe është dashur ta përfundojnë në pjesën e parë ndeshjen, por gjithsesi e vlerësoj fitore të madhe. Në pjesën e dytë ishim të disiplinuar në aspektin taktik, pasi Prishtina ka ekip kualitativ dhe me shumë përgjegjësi lojtarët iu përgjigjën pozitivisht detyrat që kishin”, ka thënë Nuhiu.

Drita është në vendin e tretë me 31 pikë dhe i është afruar vendit të parë, Ballkanit në dy pikë, ndërsa Prishtina zë vendin e pestë me 24 pikë.

-->