Nuhiu: Futbollistët duhet të kenë më shumë motiv për fitore

Futboll 08 Tetor 2019 16:43

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është shprehur i pa kënaqur me barazimin që skuadrën e tij e mori ndaj Drenicës, shkruan Insporti.com.

“Mendoj që duhet të kemi pak më shumë motiv për fitore, Drenica e kërkoi golin e barazimit dhe e  arriti. Patjetër, ka ende shumë kohë, ka ende ndeshje dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një ti përgatisim mirë”, ka thënë Nuhiu për mikrofonin e Supersport Kosova, transmeton Insporti.com.

Golin për skuadrën gjilanase e shnëoi sulmuesi brazilian, Gilbert Fortuanto. Ky ishte goli i katërt i brazilianit në këtë kampionat. Ndërsa, golin për skuadrën e Drenicës, Diar Prokshi.

Drita me këtë barazim renditet në pozitën e dytë me 18 pikë pas nëntë xhiro të zhvilluara të IPKO Superligës së Kosovës. /insporti.com/

 

 

 

 

 

-->