Nuhiu gol dhe asistim kundër Leeds United

Futboll 11 Janar 2020 19:16

Atdhe Nuhiu ka shënuar gol në fitoren e Shefield Wednesday kundër Leeds United, në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”, shkruan Insporti.com.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë por e përfundoi me gol. Nuhiu shënoi golin e dytë të Wednesday në minutën e 90-të.

Nuhiu, që u inkuadrua në lojë në minutën e 69 arriti  edhe të asistojë.

“Dardani” 30 vjeçar asistoi në golin e parë të cilën e shënoi Murphyn në minutën e 87 të ndeshjes, derisa vet shënoi në minutën e 90+3, pas asistimit nga Reach.

Në këtë sezon Nuhiu është paraqitur në 22 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime.

Me këtë fitore Shefield Wednesday renditet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, pozitë që garanton një vend për në “play-off” për t’u inkuadruar në Premier Ligë. /Insporti.com/

-->