Nuhiu ka diçka për futbollistët e tij pas barazimit me Drenicën

Futboll 14 Prill 2019 18:11

Drita e ka shmangur humbjen nga Drenica në minutën e fundit të kohës shtesë, duke barazuar 2:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ishte i kënaqur me reagimin e futbollistëve të tij, të cilit ishin duke humbur 2:0.

“Futbollistët treguan karakter në pjesën e dytë. Jo që ishim të dobët në pjesën e parë, por Drenica u angazhua shumë. Mendoj se me meritë barazuam rezultatin. Sikur të kishte rënë goli më herët ndoshta kemi mundur të kërkojmë diçka më shumë”, theksoi Nuhiu për SuperSport.

Drita pavarësisht se nuk ka ndonjë objektiv, po e respekton kampionatin maksimalisht dhe kjo po i pëlqen trajnerit Nuhiu.

“Ne po bëjmë përpjekje që të angazhohemi maksimalisht dhe po punojmë për edicionin e ri”, përfundoi Nuhiu.

Drenica momentalisht mban pozitën e pestë, me 38 pikë pas 27 xhirove, kurse Drita është një pozitë më lartë, me tetë pikë më shumë.

-->