Nuhiu lavdëron lojtarët e tij pas barazimit me Llapin: Çdo futbollist është i rëndësishëm dhe të gjithë japin maksimumin

Futboll 19 Shkurt 2022 15:33

Ardian Nuhiu, trajneri i skuadrës së Dritës, e ka vlerësuar luftën e madhe që e ka bërë skuadra që ai drejton.

Ai ka përgëzuar gjithë lojtarët dhe ka thënë se llogaritë në të gjithë deri në fund të kampionatit.

Drita dhe Llapi të dielën barazuan 1:1, por për trajnerin Nuhiu, ishte një prej ndeshjeve më të vështira deri tani.

“Llapi luajti ndeshje të mençur. Është mbrojtur shumë mirë dhe nuk na la të krijojmë shumë raste. Kishim në fund raste shënimi, por Llapi u mbrojt mirë derisa na ndëshkoi me armën e tyre më të fortë.

Ne nuk u dorëzuam dhe pas barazimit kërkuam që ta fitonim ndeshjen. Por, përballë kishim një Llap shumë të fortë. Si Llapi, edhe ne kishim rastet tona për ta fituar ndeshjen në fund.

Në grupin e Dritës, çdo futbollist është i rëndësishëm dhe të gjithë japin maksimumin”, ka thënë tekniku shkupjan i gjilanasve pas ndeshjes.

-->