Nuhiu: Ndeshja me Malin e Zi po aq e rëndësishme sa ndeshjet e kaluara

Futboll 08 Tetor 2019 19:45

Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është shprehur se ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme për Kosovës, raporton Insporti.com.

“Po. Normal që ndeshja me Malin e Zi është shumë me rëndësishme për ne, por ashtu ka qenë edhe ndeshjet me Çekinë dhe Bullgarinë më herët, pra është një lojë shumë e rëndësishme për ne, por jo më shumë se të mëparshmet. Kemi pasur rezultate të mira ndaj tyre dhe tash po shpresojmë të kemi edhe ndaj Malit të Zi. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, po është një test shumë i mirë për ne por edhe është një përgatitje për Malin e Zi”, ka thënë Nuhiu në konferencën për media pas stërvitjes së dytë, transmeton Insporti.com.

Kosova sonte zhvilloi edhe stërvitjen e dytë para dy ndeshjeve që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.

Ndeshja me Gjibraltarin do të zhvillohet më dhjetë tetor nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, ndërsa katër ditë më vonë (14 tetor) do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Malit të Zi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020”. /Insporti.com/

Liva

Live: Samir Ujkani dhe Atdhe Nuhiu flasin para ndeshjes me Gjibraltarin

Gepostet von Insporti am Dienstag, 8. Oktober 2019

 

-->