Nuhiu: Ndeshje e madhe, dominuam në çdo aspekt

Futboll 20 Mars 2022 15:47

Drita ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të javës së 26-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se ata bën një ndeshje të madhe në çdo aspekt.

“Realisht bëmë një ndeshje të madhe. Gjatë pjesës të parë dominuam në çdo aspekt, me raste shënimi që krijuam, por mungoi vetëm konkretizimi. Ishte ndeshje e madhe si në qarkullim të shpejt të topit, si në çdo tipar tjetër. Gjithashtu, falënderoj tifozët që na ndihmuan ta korrim këtë fitore”, përfundoi ai.

Pas kësaj fitore, gjilanasit e shohin veten në pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa kryeqytetasit në vendin e gjashtë me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Llapin.

/Insporti.com

-->