Nuhiu: Nuk mërzitem që nuk fituam, i kishim rastet për të fituar

Futboll 18 Tetor 2020 15:37

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar se nuk është i mërzitur që skuadra e tij nuk arriti të fitojë derbin me rivalët e qytetit, Gjilanin, raporton Insporti.com.

Nuhiu pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se rastet ishin për ta fituar ndeshjen, por përballë kishin një kundërshtar të fortë.

“Nuk më mërzitë që nuk kemi fituar, kemi krijuar shumë raste për të fituar, kemi luajtur mirë në të dy pjesët. Nuk mund të themi, sepse kishim një kundërshtarë shumë të fortë, futbollistët janë përpjekur mjaftë shumë nuk lejuan të na rrezikojnë. Krijuam raste për të fituar, por nuk ia dolëm”, deklaroi Nuhiu, transmeton Insporti.com.

Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit përfundoi baras pa gola.

Drita me këtë barazim renditet në pozitën e dytë me dhjetë pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjilani mbetet në pozitën e tretë me nëntë pikë të grumbulluara.

Në xhiron e ardhshme që do të zhvillohet në mesjavë, Drita do të udhëtojë në Thernadë për të zhvilluar derbin me liderin e Superligës Ballkanin, ndërsa Gjilani në shtëpi e pret Trepçën ’89. /Insporti.com/

-->