Nuhiu pas fitores së thellë ndaj Feronikelit: Ndeshja me Llapin, më e rëndësishmja

Futboll 12 Shkurt 2022 15:38

Trajneri Ardian Nuhiu i është gëzuar pikëve të plota ndaj Feronikelit dhe marrjes së kreut të tabelës në Superligën e Kosovës.

Por, trajneri i Dritës, ka thënë se kundër Feronikelit, pavarësisht se me juniorë, lojtarët e tij iu qasën ndeshjes me seriozitetin më të madh.

Ai vlerëson se takimi kundër Llapit, është më i rëndësishmi. 

“Ndeshja me Llapin është më e rëndësishmja për mua. Ne duhet ta përgatisim shumë mirë atë ndeshje, ta analizojmë lojën që e aplikon kundërshtari. Fokusi gjatë gjithë kohës ka qenë te Feronikeli, por tash duhet të shikojmë para”, ka thënë Nuhiu.

-->