Nuhiu: Rezultati real baras, ishim përgatitur për fitore

Futboll 09 Maj 2021 17:49

Superliga e Kosovës sot ka prodhuar emocione të shumta nga pesë ndeshjet që janë zhvilluar, shkruan Insporti.com.

Drita dhe Ballkani luajtën baras me rezultatin 1:1 dhe pas ndeshjes trajneri i vendësve, Ardian Nuhiu për “Art Sport” deklaroi se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Lojtarët janë angazhuar, kemi pasur punë me një kundërshtarët të fortë siç është Ballkani. Epiologu real i kësaj ndeshje ishte barazimi pasi kemi pasur raste të dyja ekipet mundësi ta fitonin ndeshjen”, deklaroi Nuhiu.

Ai po ashtu deklaroi se ka përgatitur skuadrën e tij për fitore.

“E kemi përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen, por e kemi ditur edhe cilësit të cilat i ka Ballkani. Kemi pasur disa raste të cilat po të ishim më të kujdesshëm mund të realizonim. Ka qenë një kampionat shumë i fort dhe të luftuar nga tri skuadrat që kërkonin titullin. Duhet të përgatitemi për të fituar kemi ngecur me pikë dhe nuk kemi ndeshje për të rikuperuar dhe do të japim maksimumin”, përfundoi Nuhiu.

Drita pas këtij barazimi renditet në pozitën e dytë me  70 pikë, një më shumë se sa Ballkani që mban pozitën e tretë me 69 pikë.

Këto dy skuadra duket se do të luftojnë për pozitën e dytë që dërgon në garat evropiane, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të kampionatit. 

Në pozitën e parë renditet Prishtina me 75 pikë. /Insporti.com/

-->