Nuhiu tallet keq me bashkëlojtarin e tij

Futboll 10 Prill 2019 17:53

Atdhe Nuhiu dhe Sheffield Wednesday vazhdojnë të “ëndërrojnë” inkuadrimin në Premier League nga rangu i dytë i futbollit anglez “Championship”.

Reprezentuesi kosovar është shndërruar në futbollist të rëndësishëm për skuadrën angleze, e cila po synon Premier League sezonin e ardhshëm.

Sheffield Wednesday në krye me trajnerin Steve Bruce janë vetëm katër pikë largë zonës së ‘play-off’.

Atmosfera në zhveshtore është madhështore dhe kush mund t’i ‘fajësojë’ ata?

29 vjeçari është tallur me bashkëlojtarin e tij, Fernando Forestieri, duke postuar një video në rrjetin social Instagram.

Nuhiu është dallur me sensin e veshjes së Forestieri, teksa në Instagram ka pyetur ndjekësit nëse i pëlqejnë veshjet e Forestieri.

Sulmuesi shtatëlartë në këtë sezon ka shënuar vetëm 3 gola dhe një asistim në 30 ndeshje. /Insporti.com/

Image

-->