Nuhiu zbulon se çfarë iu tha futbollistëve të tij në zhveshtore

Futboll 18 Prill 2021 17:43

Drita ka mposhtur Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në një sfidë tejet të vështirë për skuadrën kampione, shkruan Insporti.com.

Ndeshje përfundoi me rezultatin minimal 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi anësor, Festim Alidema, nga penalltia.

Pas ndeshjes trajneri i “bardhekaltërve”, Ardian Nuhiu, zbuloi fjalimin e tij në zhveshtore që ua ka mbajtur futbollistëve të tij gjatë pushimit të pjesëve.

“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë. Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur. Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, tha Nuhiu.

Drita është lidere e Superligës me 64 pikë të grumbulluara pas 29 xhirove të luajtura, ndërsa ’89-shi renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë. /Insporti.com/

-->