Nuhiu zbulon vendimin për “problematikun” Leci

Mbrojtësi me shumë përvojë në futbollin e Kosovës, Liridon Leci, përfundimisht nuk do jetë pjesë e Dritës në Gjilanit në edicionin e ardhshëm.
“Timonieri” i kampionit të ri të Kosovës, Ardian Nuhiu, e konfirmon lajmin në një intervistë për Zëri.info.
Lecit i skadon kontrata në këtë muaj dhe nuk do t’i vazhdohet nga klubi “bardhekaltër”.
Ai e ka vlerësuar në maksimum Lecin.
“Liridon Lecin e falënderojmë për kontributinn e dhënë te Drita. Ai është një ndër më meritorët më sukseset e arritura në këtë edicion, por nuk do të jetë pjesë e jona tash e tutje”, ka thënë trajneri nga Shkupi, Ardian Nuhiu.
Nuhiu dhe Leci e patën një keqkuptim para ndeshjen Llapi – Drita.

Ai u suspendua nga klubi për afat të pacaktuar.
Ndryshe, Liridon Leci është një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës.
Leci edhe dy vite më e parë e fitoi titullin kampion me Dritën.
Ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri e Suedi ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.