Nuk do ta besoni kërkesën e Mino Raiolas për transferimin e Haalandit te Chelsea

Futboll 25 Gusht 2021 11:51

Supertalenti i Borussia Dortmundi, Erling Haaland ishte i lidhur fuqishëm me një largim nga klubi këtë verë, por doli se nuk kishte pasur asgjë konkrete rreth këtyre spekulimeve.

Një prej klubeve me të cilin ai u lidh jashtëzakonisht shumë ishte Chelsea.

‘Të Kaltërit’ pastaj kthyen vëmendjen nga Romelu Lukaku dhe nuk është e vështirë të shohim pse, pas detajeve të kontratës që Haaland kërkoi nga anglezët.

Sipas gazetës prestigjioze gjermane, ‘Bild’, agjenti i lojtarit, Mino Raiola kërkoi një pagë prej 957 mijë eurove në javë!

Raiola kërkoi 40 milionë për vete si agjent, poashtu edhe pagë për vete për pesë vitet e ardhshme që do t’i kushtonte Chelseat 321 milionë euro.

Kjo madje para se ta konsideroni shumën prej 170 milionë eurove sa kërkonte Dortmundi për lojtarin.

-->