Nuk do ta besoni me çfarë note është vlerësuar Rashica

Futboll 03 Mars 2019 20:21

Werder Bremen ka barazuar me Wolfsburg me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës.

Në këtë ndeshje për Bremen nga minuta e parë u paraqitë reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, shkruan Insporti.com.

Rashica në javët e fundit është duke kaluar në një formë tejet të  mirë, duke shënuar gola vendimtar për skuadrën e Werder Bremenit.

Megjithatë, ai sonte nuk la ndonjë gjurmë duke u zëvendësuar në minutën e 68-të nga sulmuesi Claudio Pizarro.

“WhoScored” e ka vlerësuar atë me notën 5.9 për paraqitjen e sotme, duke e shpallur si lojtarin më të dobët në fushë.

Me këtë barazimi, Werderi mbetet në vendin e dhjetë me 33 pikë, ndërsa Wolfsburg në vendin e shtatë me 39 pikë. /Insporti.com

-->