Nuk dorëzohet Vettel, paralajmëron Hamiltonin

Formula 1 28 Gusht 2018 19:14

Pas fitores në pistën e Spa, në Belgjikë, piloti gjerman Sebastian Vettel dhe Ferrari e shohin me optimizën garën e radhës, atë që do të zhvillohet në pistën e Monza.

“Kokëkuqja” do të garojë në shtëpinë e saj, aty ku ferraristët janë të shumtë dhe shpresojnë që makina italiane të triumfojë në Monza.

“Ashtu si tifozët edhe ne e duam këtë fitore, pasi do të na afronte edhe më shumë me Mercedes e Hamilton në renditje”, tha Vettel.

“Mercedes e Red Bull nuk janë shumë larg dhe diferencat mes nesh nuk janë të mëdha, ndërkohë që Monza është një pistë e shpejtë, ku duhet kujdes në kthesën e parë dhe më pas shumë kuaj fuqi”, shtoi ai.

“Çdo garë do të jetë e fortë dhe unë parashikoj një betejë edhe në pistën e Monza. Fitorja në Belgjikë ishte e rëndësishme, pasi përdorëm motorin e ri, bëmë një hap të madh përpara, ndaj jemi të gjithë krenarë për makinën Ferrari”, u shpreh Vettel.

-->