Nuk e ka lehtë as Neymar – shikoni fotot

Futboll 03 Mars 2018 08:51

I gjithë kati i spitalit “Mater Dei” në Belo Horizonte të Brazilit është rezervuar nga Neymar dhe familja e tij, në total rreth 10 persona. Në këtë qendër mjekësore futbollisti i PSG-së pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike pas një lëndimi, gjegjësisht një çarjeje të ashtit në shputën e tij të djathtë.

Për lëndimin e Neymarit është shkruar shumë dhe tashmë Brazili nën ethe pret lajmin, nëse ai do të mund të rikuperohet me kohë për tu paraqitur në botërorin Rusi 2018 që fillon kah mesi i qershorit.

Sipas “Globe Sport” Neymar do të operohet sot në këmbën e djathtë nga Rodrigo Lasmar, mjek i “Selecaos”, i cili la parashikuar deri 3 muaj pushim për sulmuesin.

Por si po e pret 26-vjeçari ndërhyrjen? Fotoja me të fejuarën e tij Bruna Marquezinhe nuk ka nevojë për koment. Modelja dhe aktorja braziliane po i qëndron pranë partnerit të saj në këtë moment të vështirë. Edhe pse ndodhet në një karrige me rrota, Neymar nuk ngurron të mbajë në prehër të fejuarën e tij, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat Parisit, që do të donin ta shihnin në fushë kundër Realit të Madridit.

-->