“Nuk është faji i Messit” – legjenda e Barcelonës mbron argjentinasin pas dështimit në ‘El Clasico’

Futboll 02 Mars 2020 19:45

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka folur pas humbjes së Barcelonës ndaj Real Madridit 2-0 në “El Clasico”.

Ai mendon se nuk duhet fajësuar gjithmonë Lionel Messi për humbjet e ekipit katalonas.

“Ai është i vetmi që mundohet të bëjë gjëra të ndryshme, por askush nuk e ndihmon. Skuadra duhet të mbajë e gjitha përgjegjësi dhe jo t’i ngarkohen vetëm një lojtari dhe të tjerët të zhduken”.

“E gjithë bota mendon se çfarë po ndodh me Messin. E njëjta gjë ndodh gjithmonë sa herë nuk shkojnë gjërat mirë. Loja? Barcelona luajti mirë në pjesën e parë, sikur të kishin shënuar… Në ndeshje të tilla detajet vendosin”, tha Rivaldo.

Ndryshe, Messi mbrëmë e pati vlerësimin më të dobët në një ndeshje të La Ligas këtë sezon.

-->