Nuk është Fenerbahçe, gjiganti tjetër turk në garë për shërbimet e Muriqit

Futboll 05 Maj 2021 13:51

Kalimi i Vedat Muriqit në njërën nga ekipet e Turqisë apo edhe rikthimi i tij në Fenerbaçe është duke u spekuluar tashmë një kohë, shkruan Insporti.

Ende pa kaluar një vit nga transferimi zyrtar te Lazio, sulmuesi kosovar është rikthyer në vëmendjen e mediumeve në Turqi.

Dhe, Gazeta turke ‘Fotomaç’ raporton se klubi i Beshiktashit ka hyrë në garë për transferimin e Muriqit.

Ekipi turk është shumë afër që të shpallet kampion në Turqi dhe po përgatit skuadrën për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, edicionin e ardhshëm.

-->