Nuk gabon Juventusi ndaj Genoas (VIDEO)

Futboll 30 Qershor 2020 23:59

Pas një pjese të parë pa gola, pjesa e dytë ka qenë e frytshme për Juventusin.

‘Zonja e vjetër’ si mysafire e Genoas se Valon Behramit, ka shënuar tri gola.

Fillimisht shënoi Paolo Dyaba në minutën e 50. Argjentinasi ka shënuar në tri ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë. Gjashtë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo, shënoi një gol spektakolar.

Kurse golin e tretë e shënoi braziliani Costa në minutën e 73-të, edhe më të bukur se ai i Ronaldos.

Golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Andrea Pinamonti.

Me këtë fitore, Juventusi, vazhdon të jetë lider i Serie A, ndonëse disa orë më herët edhe Lazio që është tri pikë larg Juves, ka fituar kundër Torinos 1-2.

-->