Nuk i mposhtën në fushë, tentuan jashtë saj – tifozët e Liverpoolit pështynë anëtarët e stafit të Cityt

Futboll 03 Tetor 2021 21:37

Manchester City ka bërë një ankesë te Liverpooli pasi pretendoi se tifozët vendas pështynë personelin e tyre në tunelin që shpijen në zhveshtore gjatë barazimit 2-2 në Anfield.

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se nuk ishte në dijeni të incidentit në atë kohë, por më vonë u njoftua.

“Ata [stafi] më thanë, por unë nuk e pashë”, deklaroi ai pas ndeshjes, e cila pa që skuadra e të merrte një pikë.

“Jam shumë i sigurt se Liverpool FC do të marrë masa kundër atyre personave. Unë e di se ata janë më të mëdhenj se kjo sjellje”.

Duket se tifozët e The Reds nuk e kanë pritur mirë këtë barazim në shtëpi, duke kaluar në sjellje josportive.

Tashmë është e ditur se ndëshkimet në futbollin anglez janë të rënda dhe në rast të identifikimit të tyre, mund t’u ndalohet hyrja në stadium përjetësisht.

-->