Nuk ka fitues në duelin Napoli – Milan

Futboll 12 Korrik 2020 23:55

Napoli dhe Milan dhurojnë spektakël në “San Paolo”, por në fund ndajnë pikët, pasi nuk shkojnë më shumë se një barazim 2-2.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Milanin që kalon në avantazh në minutën e 20-të. Pas një asisti fantastik të Rebic, Hernandez është në vendin e duhur për të realizuar. Nga një mbrojtës te një mbrojtës, Napoli barazoi rezultatin me Di Lorenzon në minutën e 34-t.

Të kaltrit marrin zemër nga golit dhe në pjesën e dytë kalojnë në avantazh me Dries Mertens. Milani gjithsesi nuk dorëzohet dhe arrin që të barazojë rezultatin në minutën e 71-të, me një penallti që u kthye në gol nga Kessie.

Në minutat e fundit, kuqezinjtë mbetën me një futbollist më pak pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdhë) të Saelemaekers.

-->