Nuk ka fitues në ndeshjen Argjentinë – Brazil

Futboll 17 Nëntor 2021 09:30

Derbi mes Kombëtares argjentinase dhe asaj braziliane ka përfunduar me rezultat të bardhe 0-0, shkruan Insporti.

Ishte një pjesë e parë e qetë, pa ndonjë rast të mirëfilltë të krijuar qoftë nga kombëtarja e Argjentinës apo ajo e Brazilit.

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së 41-të nga një aksion që e nisi Messi. Rodrigo de Paul pati një goditje të fortë në drejtim të portës, por në vend ishte Alisson Becker që e priti goditjen e fuqishme të argjentinasit.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të mirë të Argjentinës, të cilët sulmuan portën kundërshtare qysh në fillim të saj. Por, kjo si duket ndikoj në lodhjen e ekipit argjentinas që nuk arriti të këtë shanse për të fituar.

Ky barazim më shumë i konvenon Brazilitë, të cilët tashmë ka vitet që nuk e njohin humbjen por edhe Argjentina është në pozitë të mirë për kualifikim tutje.

Brazili në zonën e Conmebol apo në zonën e Amerikës së Jugut është i pari në vendin e parë kurse pas Brazili është Argjentina në vendin e dytë.

-->