Nuk ka konferencë për media për ndeshjet e Champions League
Futboll
24 Qershor 2019
13:33

Të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohen dy ndeshje paraeliminatore për Ligën e Kampionëve.
Prej orës 15.00 zhvillohet ndeshja Tre Penne (San Marino) – Santa Coloma (Adorra), ndërsa prej orës 20.45 sfida Feronikeli – Lincoln Red Imps (Gjibraltar).
Nga KF Feronikeli bëhet e ditur se nuk do të ketë konferencë për media para këtyre ndeshjeve.