Nuk ka pushim në Superligë, këtë vikend na presin super ndeshje

Futboll 25 Tetor 2019 08:34

Këtë mesjavë është përmbyllur xhiroja e 11-të, apo faza e parë nga tri gjithsej e Superligës së Kosovës në futboll.

Por Superliga nuk e ka ndërmend të pushojë me vikendin që luhet xhiroja e 12-të.

Ditët e shtunë, diele dhe e hëne do të jenë të rezervuara për takimet e Superligës.

Të shtunën luhen dy takime, ku na pret derbi lokal, Drenica – Feronikeli dhe Vushtrria – Llapi.

Të dielën e të hënën do të luhen nga dy ndeshje tjera ku takohen:

E diel: Gjilani – Trepça’89 dhe Ballkani – Dukagjini

E hënë: Ferizaj – Drita dhe Prishtina – Flamurtari

-->