Nuk ka pushim për Kosovën, ky është kundërshtari i sotëm

Kombëtarja 19 Korrik 2019 12:07

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën U21, është duke marr pjesë në kampionatin botëror që po mbahet në Spanjë.

Kosova ka zhvilluar dy ndeshjen këtë eveniment ku u përballë me Kroacinë dhe Hungarinë, ku të dyja i humbi.

Të përzgjedhurit tanë nuk kanë shumë kohë në dispozicion për rikuperim pas ndeshjen me Hungarinë që e luajtën mbrëmë, pasi sot nga ora 16:30 ndeshen me Portugalinë.

Më pas janë edhe ndeshjet me Brazilin e Bahrejnin që po ashtu kanë shfaqur nivel shumë të lartë deri më tani.

Kombëtarja U21 është e para e Kosovës në të gjitha sportet që merr pjesë në një botëror.