Nuk ka shënuar gol që 15 ndeshje – Rashica bëhet gati për Bayern Munchenin

Futboll 15 Qershor 2020 11:05

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, është duke kaluar një moment të vështirë në karrierë, transmeton Insporti.

Anësori kosovar nuk ka shënuar asnjë gol në Bundesligë me Werder Bremenin në 15 ndeshjet e kaluara. Golin e  fundit në ligë e ka realizuar ndaj Bayern Munchenit me 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Bundesliga: Perfect storm leaves Werder Bremen staring into the ...

Që nga atëherë, Rashica nuk ka realizuar asnjë gol ndërkohë ka vetëm dy asistime, ndaj Hertha Berlinit dhe Schalkes.

Në takimin e fundit ai humbi penalltin por ekipi i tij u rikthye te fitoret dhe do synojnë të marrin diçka nga lideri i Bundesligës, Bayerni në duelin që zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:30 në “Weser Stadium”.

Pikërisht në sfidën e parë të këtij sezoni ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, Milot Rashica kishte shënuar njërin nga golat më të mirë në karrierë, duke dribluar Jerome Boatengun para se të lëshonte një “projektil” në drejtim të Manuel Neuerit.

Bayern Munich 6-1 Werder Bremen: Report, Ratings & Reaction as ...

Werderi gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, me pikë të barabarta me Fortuna Dusseldorin e Valon Berishës ndaj pikët ndaj Bayernit janë esenciale në luftën për mbetjen në elitë të futbollit gjerman.

Bayern Munchenit ndërkohë i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Bundesligës. Ky do të jetë titulli i tetë radhazi për gjigantët bavarez por se a do ta festojnë në Bremen, apo Rashica do t’ua shtyej festën për disa ditë mbetet të shihet./Insporti.com/

-->