Nuk këndellet Milani, 4 ndeshje pa fitore në Serie A

Futboll 26 Dhjetor 2018 14:24

Milani ka dështuar sërish. Në xhiron e 18, skuadra e Gennaro Gattusos, nuk arriti të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Frosinone.

Pavarësisht rasteve të shumta, 7 herë kampionët e Evropës nuk arritën të dërgojnë topin në rrjet, duke përfunduar sfida me rezultatin që edhe filloi, 0-0.

Madje, Milani mund të kishte humbur pasi në minutën e 37′, vendasit kaluan në epërsi, por goli u anulua për shkak të një faulli në mesfushë.

Ky është barazimi i tretë i Milanit në 4 ndeshjet e fundit, që ka edhe një humbje.

Milani i Gattusos fitoren e fundit në Serie A e ka me 2 dhjetor ndaj Parmas 2-1.

Pas këtij barazimi, Milani gjendet në pozitën e pestë me 28 pikë. /Insporti.com/