Nuk luajti shkaku i lëndimit, Arbër Zeneli vjen me reagim emocional

Kombëtarja 11 Shtator 2019 09:40

Arbër Zeneli ka reaguar në rrjete sociale pas ndeshjes historike të Kosovës.

Mbrëmë Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen më të madhe në histori të saj, në udhëtim ndaj Anglisë, shkruan Insporti

“Dardanët” pësuan humbje dinjitoze, me rezultat 5:3 në Southampton, ku treguan paraqitje të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë.

Në këtë ndeshje mungoi anësori i Kombëtares, Arbër Zeneli, i cili do të mungojë për disa muaj për shkak të lëndimit që e pësoi kundër Malit të Zi në muajin qershor në Podgoricë.

Ai ka reaguar në rrjete sociale pas ndeshjes së mbrëmshme, me një mesazh inkurajues.

“Veq ata që na kan inati… Krenar me juve”, ka shkruar në Instagram Zeneli pas ndeshjes. /Insporti.com/