‘Nuk mund ta besoj këtë’, Ferdinand zbulon mesazhet e Ronaldos

Futboll 28 Qershor 2021 17:02

Cristiano Ronaldo kundër Gary Lineker. Ky është zbulimi i për BBC nga Rio Ferdinand, ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester United.

Portugezi nuk është i kënaqur kur analistët ose ekspertët zgjedhin Leo Messin para tij.

Një nga këta është ish-sulmuesi anglez, sot prezantues sportiv, Gary Lineker. “Ti, Gary, ke thënë shpesh në të kaluarën se preferon Messin para Ronaldos.

Cristiano më dërgon mesazhe: “Nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë, nuk mund ta besoj se ka bërë këtë tjetrën”. Është e pabesueshme, Cristiano motivohet nga çdo gjë, ka thënë Ferdinand.

“Cristiano është i bindur se është më i miri, por ka një natyrë konkurruese. Është një gjë për të cilën ka nevojë”, ka shpjeguar Ferdinand.

Po çfarë ka thënë Lineker për të zemëruar Cristianon?

Vitin e kaluar, ish-sulmuesi ka shpjeguar për BBc se portugezi as që i afrohet Pleshtit kur flitet për më të mirin e të gjitha kohërave. “Edhe unë jam një fans i madh i Ronaldo-s, por nëse flasim për më të mirin e të gjitha kohërave nuk duhet të ketë asnjë diskutim. Ai është Messi. Është vetëm mendimi im, por unë nuk besoj se janë as afër me njëri-tjetrin”, ka qenë komenti i Lineker.

-->