Nuk ndalen Denver e Toronto, fitojnë edhe Warriors e Clippers

Basketboll 09 Janar 2019 09:08

Skuadra kampione e Golden State ka korrur sot suksesin e 27-të sezonal, pas fitores 122-95 ndaj New York, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit të Warriors.

Një ndeshje fantastike e Klay Thompson, autor i 43 pikëve, më i miri në fushë për vendasit, mbështetur nga Durant me 24 pikë.

Në sekondat e fundit ekipi i Minnesota mundi 119-117 Oklahomën, ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Westbrook realizoi 25 pikë e 16 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen për ekipin e Thunder, ndërsa për Minnesota u dallua Wiggins, që realizoi 40 pikë e 10 rebound.

Denver vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, duke mposhtur 103-99 Miami, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Një ndeshje e mirë e Nikola Jokic, që realizoi një “triple double”, autor i 29 pikëve, 11 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray me 18 pikë. Për Miami 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por mungoi lojtari-lider.

Pa probleme fiton skuadra e Clippers, qw mundi 128-109 Charlotte, ndeshje e komanduar nga ekipi kalifornian, me Williams që realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Harris e Harrell me nga 23 pikë secili. Në Lindje vijon të dominojë ekipi i Torontos, që sot fitoi 104-101 ndaj Atlanta, ndeshje ku diferencën e bëri leonard, autor i 31 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Indiana, 115-123
Philadelphia – Washington, 132-115
Maimi – Denver, 99-103
Toronto – Atlanta, 104-101
Oklahoma – Minnesota, 117-119
Phoenix – Sacramento, 115-111
Golden State – New York, 122-95
Clippers – Charlotte, 128-109