Nuk ndalet Manaj, shënon përsëri gol spektakolar me Barcelonën

Futboll 24 Korrik 2021 19:50

Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, Rei Manaj po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës, shkruan Insporti.

Në sfidën e sotme ndaj Gironas, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës.

Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.

Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragonës.

-->