Nuk ndalet Manchester United, mposht me lehtësi Brightonin

Futboll 30 Qershor 2020 23:13

Manchester United ka vazhduar me paraqitje fantastike ndeshjet e fundit, teksa këtë herë fitoi bindshëm ndaj Brightonit me rezultatin 3:0, në ndeshjen e xhiros së 32-të në Premierligë.

Epërsinë Unitedit ia dhuroi talenti Mason Greenwood, që shënoi në minutën e (16’).

Në minutën e (29’), në listën e golashënuesve regjistrohet edhe Bruno Fernandes, që shënoi për 2:0 pas një asistimi nga Paul Pogba.

Ishte sërish Bruno që shënoi për 3:0 pas një asistimi nga Greenwood.

Pas kësaj fitore, Manchester United numëron 52 pikë, dy më pak se Chelsea që zë vendin e katërt në tabelë.

-->