Nuk ndalet Real Madridi, ia mësyn yllit të Serie A

Futboll 14 Mars 2019 19:31

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic është rikthyer në radarin e Real Madridit pas riemërimit të Zinedine Zidanes në postin e trajnerit të skuadrës, raportojnë mediet spanjolle.

Sipas “El Chiringuito”, Zidane ka përpiluar një listë objektivësh dhe Milinkovic-Savic është pjesë e saj, transmeton Insporti.

“Los Blancos” kishin qenë të lidhur me “SMS” verën e kaluar, por Lazio nuk dëshiroi të lejonte largimin e tij për më pak se 120 milionë euro.

Rezultate imazhesh për sergej milinkovic savic 2019

Thuhet se situata ka ndryshuar në muajt e fundit, derisa tani potencohet se serbi mund të shitet për 90 milionë euro.

Milani gjithashtu është i interesuar, varësisht nga situata e klubit me Fair Playin Financiar, derisa Juventusi, Interi dhe Manchester Unitedi ende po i vëzhgojnë zhvillimet me lojtarin. /Insporti.com/