Nuk ndalet Toronto, fitojnë edhe Lakers e Miami

Basketboll 08 Nëntor 2018 10:29

Toronto konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 114-105 ndaj Sacramentos, e 11-ta këtë sezon në NBA.

Kanadezët e komanduan ndeshjen dhe e merituan fitoren, me Leonard që realizoi 25 pikë e 11 rebaund, mbështetur edhe nga Siakam me 21 pikë.

Për Sacramento u dalluan Stein e Hield me nga 24 pikë secili, por që nuk u mbështetën sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Fiton edhe Miami, që mundi 95-88 San Antonion, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra nga Florida.

Hassan Whiteside me 29 pikë e 20 rebaund ishte shënuesi më i mirë për Miami, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 18 pikë e 14 rebaund të DeRozan.

Vijon sezoni me hope i skuadrës së Lakers, që sot mundën 114-110 Minnesota, sfidë e ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund.

LeBron James e mbylli me 24 pikë  10 rebaund, mbështetur edhe nga Kuzma e Hart me nga 21 pikë secili si dhe Ingram me 20.

NBA, rezultatet:
Cleveland – Oklahoma, 86-95
Orlando – Detroit, 96-103
Atlanta – New York, 107-112
Miami – San Antonio, 95-88
Indiana – Philadelphia, 94-100
Memphis – Denver, 89-87
New Orleans – Chicago, 107-98
Utah Jazz – Dallas, 117-102
Sacramento – Toronto, 105-114
Lakers – Minnesota, 114-110