Nuk përmbushi marrëveshjen, FBK ndërpret kontratën me ArtMotion dhe lidhet me një kompani tjetër

Basketboll 12 Janar 2021 22:01

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar.

Teksa në rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka marrë disa vendime njëra nder to është Final 8 i Kupës së Kosovës, që do të mbahet me datë 3 deri me 7 shkurt në Rahovec.

FBK gjithashtu ka marrë vendim ta ndërpresë bashkëpunimin me “Art Motion” dhe ka vendosur që të lidhë marrëveshje me kompaninë “Kujtesa” për transmetimin e Superligës së Kosovës në basketboll

Njoftimi i FBK-së:

Ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë ART MOTION dhe PRINCE CAFFE për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes;

Ka vendosur që të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë KUJTESA për shitjen e të drejtave televizive dhe për sponsorizimin e Superligës së Kosovës në basketboll.

-->