Nuk shkoi në shkollë për shkak të humbjes së Atletico Madridit nga Real Madridi

Futboll 14 Janar 2020 16:23

Humbja e Atletico Madridit nga Real Madridit në finale të SuperKupës ka bërë që shumë tifozë të dëshpërohen.

Kjo i ka ndodhur një tifozi të ri të Atletico Madridit, i cili nuk ka shkuar në shkollë pas humbjes nga rivalët e përbetuar.

Siç ka bërë të ditur Marca, ka marrë një mesazh special nga babai i tij.

Një letër që, pasi është publikuar në rrjetet sociale, ka bërë xhiron e internetit. Autori i letrës ka qenë Arius de Burgos, i cili ka shkruar:

“Kam dashur ta shkruaj këtë letër për djalin tim, sepse qante dhe i vinte turp të shkonte në shkollë pas humbjes së Atletico Madrid. Gonzalo, djalim im, të jesh tifoz i Atletico Madrid është e vështirë. Është shumë e lehtë të jesh tifoz i Real Madridit ose Barcelonës”.

“Përgëzoji të gjithë rivalët në shkollë dhe mendo se një ditë do të kemi revanshin tonë. Po të mos kishte qenë për Courtois, do të kishim fituar ne. Do të vuash shumë për Atelticion, por kur do të triumfojë, fitorja do të vlejë trefish”. /insporti.com/

-->