Nuk u bëhet vonë për coronavirus, ky shtet organizon finalen e kupës me 5 mijë shikues

Futboll 25 Maj 2020 13:15

Skuadra bjelloruse Dinamo Brest, në të cilën luan ish-futbollisti i njohur i kampionatit shqiptar Elis Bakaj nuk ia doli të fitonte Kupën e Bjellorusisë.

Ata u mposhtën në frymën e fundit nga BATE Borisov, të cilët e ndëshkuan Dinamo Brestin atëherë kur pritej që finalja të shkonte drejt raundit të penalltive.

Kampionët në fuqi të vendit nuk ia dolën të fitonin trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin bjellorus.

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit në mbarë botën, jo vetëm që aktivitetet sportive në Bjellorusi nuk janë ndërprerë, por përkundrazi takimet janë ndjekur nga një numër i madh tifozësh. Finalja e djeshme BATE Borisov-Dinamo Brest u ndoq nga 5 mijë persona, të cilët nuk respektuan as distancën sociale dhe nuk mbanin maska.

Nga ana tjetër, Bakaj është dëmtuar që prej muajit të kaluar gjatë një ndeshjeje kampionati.

-->