Nuk vonon kundërpërgjigjja – Jadon Sancho shënon gol të bukur për të barazuar shifrat në derbi

Futboll 06 Mars 2022 17:57

Manchester United e ka barazuar rezultatin në 1:1 në derbin e qytetit kundër Manchester Cityt.

“Djajtë e Kuq” iu kundërpërgjigjën “Qytetarëve” në minutën e 22-të të takimit në “Etihad Stadium”.

Ylli anglez, Jadon Sancho u tregua i saktë nga një goditje jo edhe e afërt për t’i barazuar shifrat në derbin e javës në Angli.

City krijoi epërsinë e para në minutën e pestë me autor, belgun Kevin de Bruyne.

GOLI:

-->