Numër i vogël i shikuesve, reagojnë ‘Plisat’: Orari i papërshtatshëm, futbolli luhet për tifozë
Futboll
23 Nëntor 2021
16:21

Ditën e sotme, skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Feronikelit, shkruan Insporti.
Kjo ndeshje u ndjek nga një numër i vogël i shikuesve, e sipas tifozëve, “Plisat”, fajtori kryesor është orari i papërshtatshëm i ndeshjeve.
Tifozët “bardhekaltër” gjithashtu kërkuan nga Federata e Futbollit e Kosovës që ta marrin parasysh orarin e ndeshjeve në xhirot e radhës.
Postimi i plotë i tifozëve “Plisat”, pa ndërhyrje:
“Ndeshjet po zhvillohen në orar jashtëzakonisht të papërshtatshëm, kërkojmë nga Federata që t’a marrin parasysh orarin e ndeshjeve në xhirot e radhës pasi që ky orar po pamundëson prezencën e shikuesve në stadium dhe po dëmtohet futbolli, po vihet në pah të dytë shikueshmëria!”.