Numri i nënshkrimeve shkon në 250 mijë – kërkohet përsëritja e ndeshjes Francë – Zvicër

Futboll 01 Korrik 2021 23:09

Mbi 250 mijë qytetarë francezë kanë firmosur një peticion ku kërkohet të rizhvillohet ndeshja në mesë Francës dhe Zvicrës.

Përballja që la jashtë Evropianit kampionët në fuqi të Botës, nuk është pritur mirë nga tifozët e “Gjelave” të cilët pretendojnë për një parregullsi tek penalltia e humbur e Kylian Mbappe.

Sipas tyre, Sommer nuk ka qenë në vijën e portës në momentin e ekzekutimit të saj, duke i krijuar kështu mundësi për të reaguar saktë ndaj sulmuesit.

Vështirë se një gjë e tillë do të marrë “jetë” në dyert e organit më të lartë të futbollit Europian, gjithsesi, francezët janë të bindur se kanë të drejtë. Kjo është hera e parë që një ndeshje e këtij niveli vihet në dyshim dhe kërkohet përsëritja e saj.

-->