Numri një i Interit: “Gjithçka është në rregull me Icardin!”

Futboll 11 Janar 2019 08:57

Steven Zhang, presidenti i Interit, ka qetësuar tifozët sa i përket të ardhmes së kapitenit, Mauro Icardi.

Icardi është vënë në shënjestër të shumë klubeve evropiane, por Interi do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur në San Siro.

Zhang tha se klubi do të vendosë shumë shpejt për kontratën e kapitenit të zikaltërve dhe se gjithçka është në rrugën e duhur, duke konfirmuar se s’ka shanse që 25-vjeçari ta braktisë Interin.

“Icardi? Është kapiteni ynë, do të flasim shumë shpejt për kontratën e tij. Po punojmë për të ardhmen. Gjithçka është në rregull”, ka thënë Zhang.

“Merkato? Janari nuk ofron mundësi të mëdha zakonisht, por nëse do të paraqitet, do të bëjmë gjithçka është e mundur për të shfrytëzuar”.

“Punojmë që të sjellim këtu talente të rinj”.

Icardi është pjesë e Interit që nga sezoni 2013/14 dhe ka bërë 204 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 120 gola. /Insporti.com/