Nuno Espirito Santo drejt stolit të Tottenham!

Futboll 20 Qershor 2021 22:30

Çështja e trajnerit të ri vazhdon të mbetet një rebus te Tottenhami.

Pasi ka marrë refuzimet e Antonio Contes dhe Paulo Fonsecas ndërkohë që Genaro Gattuson nuk e donin tifozët, klubi londinez është hedhur në sulm për të firmosur me trajnerin aktual të Wolves, Nuno Espirito Santo.

Fabio Paritici beson se trajneri portugez mund të jetë i duhuri për të marrë drejtimin e Spurs-ave. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Nuno Espirito Santos do të pranojë apo do t’i shtohet edhe ai listës së gjatë të trajnerëve që kanë refuzuar Tottenham-in.

-->